S5 Ameritage Medical - шаблон joomla Продвижение

Historiku

 

Si spital i pavarur funksionon deri në fund të vitit 1962. Prej më 01.01.1963 Spitali i përgjithshëm dhe Shtëpia e Shëndetit Publik bashkohen në ISHP Qendra Medicinale “Kumanovë”, që funksionon deri më datë 31.08.2005.
Me Vendim të Ministrisë së Shëndetësisë të datës 10.12.2004 për riregjistrim të një pjese të Qendrës Medicinale në IShP Spitali i përgjithshëm të datës 01.09.2005, ISHP Spitali i përgjithshëm “Kumanovë” funksionon si subjekt juridik i pavarur.
IShP Spitali i përgjithshëm “Kumanovë” është e vendosur në qendër të qytetit të Kumanovë, me adresë “11 Oktomvri” PN. Spitali disponon me hapësirë prej 56.757 m2 dhe një numër të madh objektesh me sipërfaqe të përdorshme prej rreth 20.482 m2.

Komuna e Kumanovës sipas gjendjes së saj gjeografike është në rajonin verilindor të RM-së me më së shumti banorë (105.484). Si spital rajonal, Spitali ofron mbrojtje shëndetësore për banorët e komunës së Likovës, të Nagoriçit të Vjetër, të Kriva Pallankës, Rankovcit dhe të Kratovës. Numri i përgjithshëm që ky spital duhet t’u ofrojë shërbime, sipas të dhënave zyrtare për të gjitha komunat e përmendura, është 173.000 banorë. Spitali ka kapacitet prej 306 krevatësh spitalorë.
Enti për Shëndet Publik Spitali i përgjithshëm “Kumanovë” – Kumanovë është ent për shëndet publik me të drejta, detyrime dhe përgjegjësi të bazuara në Ligj, Marrëveshje kolektive, Statut dhe akte të tjera të përgjithshme.
Spitali i përgjithshëm në qarkullimin e tërësishëm me persona të tretë jep raport për të gjitha mjetet e veta me të cilat disponon.

Themelues i Spitalit të përgjithshëm “Kumanovë” është Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Spitalin e përgjithshëm e përfaqëson Drejtori. Me autorizim të Drejtorit, Spitali i përgjithshëm përfaqësohet nga punëtori që autorizohet nga Drejtori.

Shtrirja organizative dhe kadrovike

Në përbërjen e vet Spitali i përgjithshëm disponon me repartet vijuese pëe hospitalizim dhe mjekim të pacientëve:
•    Sëmundje të brendshme
•    Sëmundje të fëmijëve
•    Sëmundje kirurgjike me urologji dhe ortopedi
•    Anestezion me reanimim dhe përkujdesje intenzive
•    Gjinekologji dhe akusheri
•    Sëmundje infektive
•    Sëmundje nervore dhe të zemrës
•    Sëmundje të syve
•    Sëmundje të veshëve, hundës e fytit

Në kuadër të Spitalit janë edhe degët dhe ambulancat me veprimtari specialistike-këshillimore për kontrollim e diagnostikim të sëmundjeve, ashtu si edhe degë për rehabilitim të të sëmurëve, edhe atë si vijon:
•    Diagnostikimi me Rentgen
•    Diagnostikimi laboratorik
•    Mjekësia fizikale dhe rehabilitimi
•    Sëmundje lëkurore dhe venerike
•    Anatomi patologjike me mjekësi gjyqësore
•    Qendra për diabet
•    Dispanzeri pneumofiziologjik
•    Qendra urgjente
•    Laboratoria galenike
•    Depo ilaçesh

Prej degëve për përkrahje logjistike të Spitalit ekzistojnë:
•    Shërbimi për çështje juridike, të përgjithshme dhe kadrovike
•    Shërbimi për çështje ekonomike dhe financiare
•    Shërbimi servisoro-teknik për ngrohje qendrore, larje dhe kuzhinë për ushqyerje të të sëmurëve
•    Vend për parkim të veturave

Shtrimi i këtillë organizativ mundëson dhënie 24-orëshe të mbrojtjes mjekësore-shëndetësore të popullatës në mjekimin spitalor, ashtu si edhe mbrojtje specialistike-këshillimore. Kjo, kuptohet, kërkon edhe kuadër mjekësor të tërësishëm për mbulim të të gjitha nevojave të popullatës.

Ул. 11 Октомври, 1300 Куманово, Р.М.
031-425-460