S5 Ameritage Medical - шаблон joomla Продвижение
Nj.O. Akusheri dhe Gjinekologji

Njësia organizative Akusheri dhe gjinekologji

 

Kryeshef: Spec. i akusherisë dhe gjinekologjisë – dr. Niso Tasov

Shef: Spec. i akusherisë dhe gjinekologjisë – dr. Lidija Jovçevska
Spec. i akusherisë dhe gjinekologjisë – dr. Ivan Avramovski
Spec. i akusherisë dhe gjinekologjisë – dr. Aleksandra Andonovska
Spec. i akusherisë dhe gjinekologjisë - dr. Naile Osmani 
Dr. Valentina Davidovska (në specializim)
Dr. Sofija Trajkoviq (në specializim)
Dr. Juzxhan Agushi (në specializim)
Dr. Merita Xhemaili (në specializim)

Motra përgjegjëse Javorka Todorovska

Dega e akusherisë dhe gjinekologjisë:
Në përbërje të kësaj njësie pune biejnë: “Spitali – miku i foshnjeve”, reparti për akusheri dhe gjinekologji, salla me bokse për lindje (CTG), pjesa intenzive neonatale me pajisje të sofistikuar dhe me hapësirë për edukim të grave-lindëse dhe përgaktitje të grave-shtatzëna.
Në kuadër të repartit për gjinekologji punon edhe pjesa për shtatzëni patologjike, kabineti për EHO dhe ambulanca për intervenime gjinekologjike. Në këtë repart sëmundjet mjekohen me metoda konzervative dhe operative.


Shërbimet e repartit: Operativisht në këtë repart realizohet përfundim të lindjes (metoda cezariane), bëhet lindje, bëhet përkujdesje për lëndimet për lindje të përfunduara normalisht dhe instrumentalisht. Bëhen të gjitha intervenimet operative për andekset, uterusit, vaginën e cerviksin. Në pjesën për gjinekologji me akusheri janë të punësuar mjekë-gjinekologë specialistë, specializantë dhe në përgjithësi një ekip solid.

Shërbimet e ambulancës:  Në kuadër të repartit kryhen shërbime të ambulancës, kryhen intervenime gjinekologjike, diagnostikim EHO, diagnostikim CTG, amnioskopi, brise, testime PAP, abortime artificiale, kiretazha dhe instalime MCG.

Njësia organizative NEONATOLOGJI
Shef: Spec. i pediatrisë – dr. Aleksandra Gjorgjeviq
Spec. i pediatrisë – dr. Violeta Ignjatova
Dr. Florije Rullani (dr. në specializim)

Shërbimet e repartit: Pjesa për neonatologji bën mbikëqyrje intenzive të vazhdueshme ndaj foshnjeve të sapolindura, një numër më i madh prej të cilave janë të vëna pranë nënave të tyre në pjesën për akusheri, duke i ndjekur rekomandimet dhe standardet më bashkëkohore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ekipi prej mjekësh specialistë me përvojë dhe motrave medicinale të trajnuara me vizita të vazhdueshme janë në bashkëpunim të afërt me repartin për sëmundje të fëmijëve, që mundësojnë mbrojtje shëndetësore optimale për foshnjen e sapolindur.

Procedura rutinore: diagnostikim EHO, diagnostikim, këqyrje në ekran e hipotireozës dhe fenilketonurisë, fototerapisë, vaksinim për BSG dhe hepatit B.

 

Ул. 11 Октомври, 1300 Куманово, Р.М.
031-425-460