Monday - Saturday, 8AM to 10PM
Call us now +1 5589 55488 55
Orari i punes 24 ore.

 

Edhe këtë vit, reparti ynë i lindjeve i është bashkuar fushatës botërore për mbështetjen e gjidhënies.
Muaji gusht është shpallur Muaji Botëror i Gjidhënies , periudhë kur, por edhe gjatë gjithë vitit, ndërmerren aktivitete që e ndihmojnë nënën të fillojë me gjidhënie dhe ta vazhdojë atë për një kohë sa më të gjatë.

Gjidhënia siguron lëndë ushqyese dhe faktorë imunologjikë thelbësorë për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës. Njëkohësisht, mbron shëndetin e nënës dhe forcon lidhjen emocionale nënë–foshnjë.

Motoja e OBSH-së për këtë vit është: “Fillime të shëndetshme, të ardhme me shpresë” .
Urojmë që të shumohen të porsalindurit në spitalin tonë dhe të rriten të shëndetshëm e të lumtur!

 

2025-09-01 12:00:00