
Në hapësirën e lënë pas dore pas repartit të sëmundjeve infektive dhe psikiatrisë është ndërtuar një parking i ri brenda rrethit të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës.
Janë siguruar 86 vende parkimi , me qëllim largimin e automjeteve nga para ambulancave dhe mundësimin e qarkullimit normal brenda kompleksit spitalor. Ky është parkingu i katërt në rrethin e spitalit dhe do të përmbushë ndjeshëm nevojat për parkim të pacientëve dhe stafit.
E gjithë investimi është realizuar përmes donacioneve nga këto kompani:
“Fisher Tihi” – gërmime, largim inertesh dhe përgatitje për asfaltim;
“Koop Engineering” – asfaltim i 1.700 m² hapësirë parkimi;
“Evto Exclusive” – bordura dhe beton;
“Shpejtim B-Katon” – fuqi punëtore për vendosjen e bordurave;
“Manas Boja dhe Llaka” – material për shënjimin e parkingut,
si dhe ndërmarrjet publike “Kumanovo Plan”, “Kumanovo Gas”, “Kumanovo Parking”, “Pastrimi dhe Gjelbërimi” dhe “Ujësjellësi”.
Ky projekt është dëshmi se bashkëpunimi dhe përgjegjësia shoqërore sjellin investime konkrete dhe funksionale në shërbim të pacientëve dhe stafit spitalor.














