
Foshnja e parë në Kumanovë për vitin 2026 është mashkull, i lindur më 2 janar rreth orës 05:40 në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
Bëhet fjalë për fëmijën e dytë të nënës Egzona Rexhepi, 31 vjeçe, e cila solli në jetë një djalë të shëndetshëm.
Le të jetë çdo foshnjë e porsalindur shpresa jonë e përbashkët dhe përgjegjësia jonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, një shtet më të sigurt dhe një shoqëri më të fortë.
Kjo është detyra jonë dhe përgjegjësia jonë më e madhe.
2026-01-02 12:00:00







