Monday - Saturday, 8AM to 10PM
Call us now +1 5589 55488 55
Orari i punes 24 ore.

 

Më 12.01.2026, Drejtori i KPZ Burgut të Kumanovës me Repart të Hapur në Kriva Pallankë – Oliver Cvetkovski, nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim bizneso-teknik me Drejtorin e ISHP Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, mr. Sasho Stoshevski.

Me këtë marrëveshje parashihet që KPZ Burgu i Kumanovës të sigurojë persona të dënuar, të cilët do të angazhohen në punë me interes të përgjithshëm në institucionet e lartpërmendura. Ky lloj angazhimi pune do të ketë ndikim pozitiv në procesin e risocializimit të personave të dënuar, në përvetësimin e zakoneve të duhura të punës, me qëllim të riintegrimit të tyre të suksesshëm në shoqëri.

 

2026-01-13 12:00:00