
Sot është Dita Botërore e Personave me Sindromën Down. Data 21 mars është zgjedhur simbolikisht për shkak të tre kopjeve të kromozomit 21 (trizomia 21) të pranishme në qelizat e personave me këtë gjendje.
Personat me Sindromën Down duhet të pranohen si pjesëmarrës të barabartë në shoqëri, të aftë të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të përfshirë. Le të respektojmë dallimet!
2024-03-21 12:00:00




