
Me rastin e 16 viteve të ekzistimit të Universitetit “Goce Dellçev” Shtip, ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë ishte një nga institucionet që mori mirënjohje për kontribut të veçantë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Universitetin dhe studentët. Si rezultat i bashkëpunimit tonë afarist, studentët nga UGD Shtip kanë mësim-ushtrime praktike në disa departamente në spitalin tonë si pjesë e programit të Fakultetit të Mjekësisë.
- “Nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë për kënaqësinë tonë reciproke. Faleminderit kolegëve të mi që ishin pjesë e ekipit që edukoi praktikisht studentët. Ishte kënaqësi t'u mundësoja të shihnin zbatimin praktik të njohurive dhe aftësive të studentëve. Bashkëpunimi ndërmjet krijuesve të ndryshëm të vlerave është baza për zhvillimin e një shoqërie. “- tha drejtori i ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë, Spec. dr. Snezhana Zaharieva





