Monday - Saturday, 8AM to 10PM
Call us now +1 5589 55488 55
Orari i punes 24 ore.

Sipas trendeve moderne në trajtimin e diabetit, nga Ministria e Shëndetësisë, me mjete nga buxheti shtetëror janë siguruar sensorë për matjen e vazhdueshme të sheqerit në gjak, të destinuar për fëmijët me diabet dhe personat e verbër që marrin terapi me insulinë.
Sensorët tek pacientët janë vendosur në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ose Klinikën e Endokrinologjisë dhe do të merren në farmacitë e insulinës nga janari 2024.
Sensorët mundësojnë matje të pa dhimbshme të sheqerit në gjak, në vend të gjilpërimeve të zakonshme që shkaktojnë trauma tek fëmijët. Sensorët janë të thjeshtë për t'u përdorur dhe janë në dispozicion në Qendrën për Diabet në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

2024-01-03 12:00:00