Monday - Saturday, 8AM to 10PM
Call us now +1 5589 55488 55
Orari i punes 24 ore.

Me rastin e Javës së Fëmijëve, e cila festohet në mbarë botën, sot ne si Spital i Përgjithshëm dhamë një kontribut, për të theksuar rëndësinë e brezave të shëndetshëm. Në një punëtori interaktive mbi ushqyerjen e shëndetshme dhe rritjen e zhvillimin e duhur, në objektin e Buba Marës, kontribut dha dr. spec. Ferihan Bajrami, kryeshef i Repartit për Fëmijë në IShP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë. Fëmijët e këtij kopshti dërguan urime të ngrohta për të gjithë fëmijët që po trajtohen në repartin e fëmijëve.

Ky është bashkëpunimi ynë i parë me kopshtin Angell Shajçe Kumanovë. Duke qenë se fëmijët janë e ardhmja jonë, shpresojmë sinqerisht për bashkëpunime edhe në të ardhmen.

2023-10-05 12:00:00