Monday - Saturday, 8AM to 10PM
Call us now +1 5589 55488 55
Orari i punes 24 ore.

Sot, në ambientet e IShP-së Spitali i Përgjithshëm Kumanovë, ekipi menaxhues dhe një pjesë e udhëheqësve, përfaqësues të kolegjiumit profesional, me iniciativën tonë, mbajtën një takim me përfaqësues të institucioneve shëndetësore private të komunës.

 

Në takim morën pjesë kryetari i Shoqatës së Mjekëve Privatë për komunën tonë, dr. Fatmir Asani, dr. Desanka Stojmanoviq - pediatre specialiste dhe dr. Nurije Aliji - gjinekologe-obstetër specialiste.

 

Qëllimi i takimit ishte përmirësimi i bashkëpunimit të ndërsjellë gjatë referimit të pacientëve në spital, duke mundësuar një numër më të madh të termineve, shkurtimin e procedurave administrative dhe tejkalimin e problemeve të tjera që dalin në punën e përditshme për të ofruar shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët.

 

Misioni ynë është: Pacientët në qendër të vëmendjes!

2023-10-13 12:00:00